2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ratifikohet marrëveshja, ambasadorja e Izraelit: Nga 5 maji 2025, kosovarët mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa viza

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv tha se marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike.

“Gëzohem t’ju njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë”, shkroi ajo në një postim në X.

“Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, shtoi ajo.

Ambasadorja Ziv theksoi se “që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...