Raul Gonzalez nuk do të jetë trajner i skuadrës së Real Madrid Castilla.
Legjenda e klubit mbretëror, ka vendosur të mos vazhdoj të jetë në krye të ekipi rezervë, pas përfundimit të sezonit.
Sipas asaj që raporton ”Marca”, vendin e tij do ta zë një tjetër legjendë e Realit, Alvaro Arbeloa, trajneri aktual i U19.
Raul do t’i japë fund një periudhe gjashtëvjeçare në krye të Real Madrid Castilla.
Por pavarësisht kësaj, ish-kapiteni i ”Los Blancos” pritet të marr një tjetër detyrë te Reali. Ai mund të bashkohet me stafin stërvitor të ekipit të parë , një opsion i mbështetur nga marrëdhënia madhështore që ka me Ancelottin dhe ndihmësit e tij./Njeshi/