0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Reagim i Kandidatit të AAK-së për kryetar të Pejës: Kapja e gjyqësorit me favore politike nga Gazmend Muhaxheri

Kandidati për kryetar të Pejës nga AAK Arbër Grabovci ka reaguar pas emërimit të Krenare Lutës Radoniqit në krye të Teatrit profesionist të Pejës ‘Istref Begolli’.

Arbër Grabovci në reagim ka ngritur çështjen duke thënë se e njëjta është zgjedhur, për favore të kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, e sipas tij, ky i fundit është favorizuar nga bashkëshorti i drejtoreshës së zgjedhur, Kreshnik Radoniqi, përgjatë kohës sa i njëjti ka qenë në krye të Gjyqësorit në Pejës.

Reagimi i plotë:

“KAPJA E GJYQËSORIT ME FAVORE POLITIKE NGA GAZMEND MUHAXHERI!

Kryetari Gazmend Muhaxheri sot e ka punësuar Krenare Luta Radoniqin, gruan e ish kryetarit të gjykatës së Pejës, Kreshnik Radoniqit, si drejtoreshë në teatrin Istref Begolli në Pejë.

Kreshnik Radoniqi, sa ka qenë kryetar në gjykatën e Pejës ishte takuar disa herë me kryetarin Gazmend Muhaxheri, disa nga takimet kanë qenë publike e disa të fshehta, por për të humbur gjurmë, tash kur Radoniqi është emeruar gjykatës special i Apelit, Gazmend Muhaxheri ja ka punësuar gruan e tij.

Gazmend Muhaxheri dhe qeverisja e tij ka dosje të panumërta në gjykatën e Pejës, pasi që tash po i akuzohet për korrupsion shefi i kabinetit të tij, Durim Sheremeti dhe katër zyrtarë të tjerë të ekipit të kryetarit.

Ky nuk është favori i parë i tij ndaj gjyqtarëve kur dihet publikisht që ka punësuar në arsim vajzen e gjyqtarit S.Blakaj i cili nje kohe ishte gjyqtar i një qështje kunder Kryetarit Muhaxheri.

Kohët e fundit Gazmend Muhaxheri është duke u hetuar edhe nga prokuroria, për dhënie të lejeve të ndërtimit nëpër qytetin e Pejës, prandaj ai detyrohet tash të kryej edhe favore ndaj gjyqtarëve.

KËRKOJ urgjentisht nga prokuroria speciale e shtetit dhe Këshilli Gjyqësor që të fillojnë hetimet për korrupsion dhe konflikt interesi.”-shkruan Arbër Grabovci./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...