8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Reagim i Sindikatës së punëtorëve të ATK-së ndaj ministrit Murati: Neglizhencë në moszbatimin e Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar lidhur me siç thonë ndaj neglizhencës të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me moszbatimin e Ligjit Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Në reagim thuhet se bazuar në kërkesat e shumta të stafit cilat i kanë adresuar me kohë përmes e-mailit zyrtar dhe shkresave të protokolluara te personi përgjegjës, ministri përkatës, duke mbajtur të informuar edhe ML të ATK-së, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, deri më tani përveç që nuk ka dhënë asnjë përgjigje nga ana e tij.

“…Ai nuk ka ndërmarr veprimet për të cilat obligohet sipas ligjit të lartcekur, përkatësisht nuk ka nxjerrë Rregulloren për klasifikimin e pozitave të zyrtarëve të ATK-së.

Si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje për punëtorët e ATK-së, draftin e së cilës, Ministri vazhdon ta mbajë në sirtarët e tij, edhe pse ka konfirmuar dhe premtuar që shumë shpejt do të miratohet, punëtorët e ATK-së përveç që nuk kanë përfituar asnjë rritje të pagës, ata janë dëmtuar edhe me Ligjin për Buxhetin i cili kishte paraparë rritje e pagave për sektorin publik, për secilën pozitë/koeficient 0.5, në këtë rast si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje, shumica e punëtorëve të ATK-së nuk kanë përfituar asgjë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, duke marrë parasysh faktin se mosmiratimi i kësaj rregullore nënkupton direkt mos vlerësim të punës dhe angazhimit të stafit të ATK-së, përkundër kompleksitetit dhe vëllimit të madh të punës, që si rrjedhojë po ndodhin edhe dorëheqje të shumta të stafit të kualifikuar si dhe mos pranimit të punëtorëve të rinj, punëtorët janë të ngulfatur më punë.

“…Ndaj taktikat bllokuese nga ana e Ministrit pa asnjë arsye dhe pa kurrfarë kuptimi, ka shfaqur një zhgënjim dhe de-motivim për punëtorët e ATK-së, si rezultat nga i cili Sindikata ka ushtruar të drejtën ligjore duke dorëzuar padi në gjykatën kompetente, dhe njëkohësisht është duke i shqyrtuar kërkesat nga stafi për protesta dhe greva të përgjithshme.

Duhet cekur faktin që  punëtoret e ATK-së angazhohen çdo ditë për zbatimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe  çdo shkelje eventuale e këtij ligji nga ana e tatimpaguesit, shoqërohet me ndëshkime dhe masa tjera ndaj tyre, mirëpo në rastin konkret që kemi shkelje të nenit 121 të Ligjit Nr.08/L-257 dhe mos zbatim të ligjit nga zyrtari më i lartë i MFPT-së, përkatësisht Ministri kush do të marrë masa?”, thuhet tutje në reagim/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...