Menjëherë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico kanë reaguar liderët e shteteve evropiane.
Presidentja e Komisionit Evropian Urula von der Leyen ka dënuar atë që ajo e ka cilësuar “sulm të keq” ndaj Ficos.
Kancelari Olaf Scholz ka shkruar se ky sulm është një “atentat frikacak” ndaj Ficos.
“Lajmi për atentatin frikacak ndaj kryeministrit sllovak Fico më tronditi shumë. Dhuna nuk duhet të ketë vend në politikën euopiane. Gjatë këtyre orëve mendimet e mia janë me Robert Fico, të afërmit dhe qytetarët e Sllovakisë”, ka shkruar Scholz në X.
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu ka deklaruar se është i tronditur nga lajmi për atentatin. Ai ka thënë se të dyshuarit duhet të mbahen përgjegjës.
Ndërkaq, kryeministri çek Petr Fiala ka deklaruar se i dëshiron shërim të shpejtë Ficos.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se është “shumë i tronditur nga sulmi tinëzar kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico”./Njeshi/