2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Reagon Ali Berisha: Peja sot është e zymtë dhe e bashkuar në pikëllimin e saj

Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune, Ali Berisha, ka reaguar pas lajmit të kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja, në aksidentin e mbrëmjes në rrugën Pejë – Mitrovicë.

‘Peja sot është e zymtë dhe e bashkuar në pikëllimin e saj.’-ka shkruar mes tjerash Berisha.

Reagimi i plotë:

‘Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja në aksidentin e sotëm.

Kjo ngjarje e rëndë na ka tronditur të gjithëve, duke na lënë të pikëlluar për humbjen e jetëve të pafajshme.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi dhe të afërmve të tyre në këto momente të rënda.

Urojmë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe, ndërsa lutemi që Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të pamasë.

Peja sot është e zymtë dhe e bashkuar në pikëllimin e saj.’-shkruan Ali Berisha./Njeshi&RADIO 1/

Peja në zi, fort e dhimbshme: Viktimat e aksidentit të sontëm, janë të të njëjtes familje pejane

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...