5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Reagon Bajqinovci pas shkarkimit nga pozita e kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës

Pëllumb Bajqinovci ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook ku ka shkruar: “Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re”.

Bëjmë të ditur se Kuvendi i Komunës së Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot, të thirrur nga VV-ja, ka shkarkuar kryesuesin e kuvendit komunal, Pëllumb Bajqinovcin.

Nga 33 anëtarë të Kuvendit që morën pjesë në këtë votim, me 33 vota pro është shkarkuar Bajqinovci.

Shefi i këshilltarëve të LVV-së, Gëzim Sveçla tha para asamblistëve se Bajqinovci kishte dështuar në përmbushjen e detyrave të tij.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Theksojmë se, Pëllumb Bajqinovci u zgjodh kryesues i Kuvendit Komunal më 21.07.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së, shkarkim të cilin opozita e ka quajtur të paligjshëm dhe që nuk janë respektuar opinionet ligjore të Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Në fillim të këtij muaji, PDK njoftoi për dalje nga koalicioni qeverisës me LDK-në në Komunën e Prishtinës duke i hapur kështu rrugën krijimit të një shumice të re. Shkak për prishje të koalicionit, sipas PDK-së, ishte moskoordinimi dhe mostrajtimi si partnerë lidhur me hartim të agjendës dhe pikave që shkojnë në Kuvend Komunal, me theks, mosdakoridmi për këmbim të pronës private në zonën e mbrojtur në Badovc me pronën publike në lagjen ‘Prishtina e Re’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...