15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Reagon edhe UNMIK për mbylljen e qendrave sociale në Veri të financuara nga Serbia

UNMIK ka kundërshtuar mbylljen e disa qendrave sociale në veri të Kosovës, të cilat financoheshin nga Serbia.

Sipas UNMIK, ky veprim i institucioneve të Kosovës do të ndikojë negativisht në përditshmërinë e individëve.Më tutje, thuhet se çështjet e pazgjidhura duhet të shtrohen në dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“PSSP Ziadeh është i shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të #Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...