15.5 C
Pec
E shtunë, 2 Dhjetor, 2023

Reagon familja e policit të vrarë: Ai u vra në mbrojtje të integritetit të vendit, të cilën e bëri me krenari deri në frymën e fundit

Pas rënies në detyrë të policit nga Samadrexha e Vushtrrisë, ka reaguar edhe familja e tij, duke thënë se rreshteri Afrim Bunjaku, ra në mbrojtje të integritetit territorial të vendit.

Familjari i të ndjerit tha se rreshteri Afrim Bunjaku, është vrarë derisa ndodhje në detyrë në veri të vendit, gjë të cilën sipas tij, e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

“TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Kujtojmë se përveç policit të vrarë, një polic tjetër mbeti i plagosur nga predhat e një granate dore ndërsa një tjetër u lëndua.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...