23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Reagon PSD, publikon pamje nga arrestimet: Aktivistët tanë u arrestuan dhunshëm

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të kreut të këtij subjekti, Dardan Molliqaj dhe aktivistëve tjerë të këtij subjekti.

Sipas PSD, ata u arrestuan dhunshëm nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë:

Arrestohen dhunshëm aktivistët e PSD-së

Policia e Kosovës arreston me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së. Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.

Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...