Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.
Vendimi për lirim nga detyra është marrë dje.
Në letrën e Kurtit qartësohen 4 pika, njëra prej tyre ishte edhe deklarimi i pasurisë sipas ligjit në fuqi.
Çavdarbasha, përmes një reagimi në Facebook, ka bërë të ditur arsyet.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq e mikesha,
Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.
Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.
Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.
Me respekt,Linda Çavdarbasha’./Njeshi/