Skuadra e Ancelottit në finale ka mposhtur Osasunën me rezultat 2-1.
Të dy golat për Realin i shënoi Rodrygo në minutën e dytë dhe në minutën e 70-të.
Golin e vetëm për Osasunën e shënoi Torro me një goditje të bukur në minutën e 58-të.
Kjo është kupa e 20-të e Realit në histori.
Barcelona kryeson listën me 31 tituj të fituar e ndjekur nga Athletic Bilbao me 23 tituj./Njeshi/