15.4 C
Pec
E diel, 1 Tetor, 2023

Real Madrid gjen zëvendësuesin e Asensios

Me të paktën katër lojtarë të garantuar që do të largohen, Florentino Perez do të përpiqet t’i zëvendësojë ata në skuadrën që drejton  Carlo Ancelottit.

Pas largimit të Asensios, Reali pa humbur kohë ka gjetur zëvendësuesi i tij, i cili pritet të jetë Brahim Diaz. Ai rikthehet në Real Madrid pasi ka kaluar tre sezonet e fundit në formë huazimi te Milani.

Sipas Fabrizio Romano, Real Madridi po planifikon ta prezantojë Brahimin si një “nënshkrim të ri” javën e ardhshme. Para kësaj, ata po kërkojnë të zgjasin kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2025, edhe për dy vjet të tjera.

Brahim është përmirësuar gradualisht gjatë kohës së tij në Itali dhe ai ka shansin për ti bërë përshtypje Realit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...