Real Madridi është futur në garë për adoleshentët më të talentuar në botë, kjo dëshmohet nga nënshkrimi i Endrick Felipe dhe ndjekja e Leny Yoro.
Tjetri në radhë është ylli 16-vjeçar i River Plate, Franco Mastantuono.
Los Blancos janë lidhur shumë me Mastantuonon prej disa kohësh dhe thuhet se kanë vulosur jo vetëm miratimin e lojtarit, por edhe kushtet personale me të.
Pavarësisht raporteve se ata kishin bërë një ofertë prej 25 milionë euro për Mastantuonon muajin e kaluar.
Mastantuono ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë euro dhe marrëveshja e tij aktuale me River skadon në fund të vitit 2026./Njeshi/