12.5 C
Pec
E diel, 6 Tetor, 2024

Real Madridi me interesim “shokues” për lojtarin e Manchester United

Real Madridi ka kthyer interesimin e tij te ylli i Manchester United për të përforcuar një nga pozitat kyçe të formacionit, në rast se transferimi i lojtarit të Liverpoolit dështon.

Mund të thuhet se “Los Blancos” janë ekipi më i mirë në botë dhe se janë të mbushur me kualitet pothuajse në çdo pozitë.

Gjatë verës, transferimi i shumë pritur i Kylian Mbappe më në fund përfundoi, me francezin që ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

E, një pozitë që duhet për vëmendje të madhe në formacionin e Realit është ana e djathtë e mbrojtjës,

Dani Carvajal është tashmë 32-vjeçar, derisa zëvendësuesi i tij, Lucas Vazquez është një vit më i vjetër, kështu që Realit i duhet një opsion më i ri në moshë në atë pozitë.

Në krye të listës për Real Madridin, qëndron mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2025.

Ndonëse, Trent Alexander-Arnold mund të nënshkruajë kontratën e re me Liverpoolin, një lëvizje në Real Madrid mund ta tundojë atë.

Edhe pse Arnoldi është në krye të listës, klubi madrilen e ka edhe një “plan B”.

Sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, Real Madridi sytë i ka edhe kah mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot.

Dalot është gjithmonë në formacionin startues të Erik ten Hag, derisa ishte transferuar në klub në vitin 2018, në kohën e Jose Mourinhos.

Dalot është një opsion “atraktiv” për “Los Blancos”, pasi ai është vetëm 25-vjeçar dhe tashmë ka një kohë që ai luan në nivelet më të larta të futbollit europian.

Kontrata aktuale e portugezit skadon në vitin 2028, kështu që klubi anglez nuk është në “nëvojë” ta shesë lojtarin.

Madje, kjo e vë në pozitë më të fortë, për të kërkuar shumën maksimale të parave në drejtim të klubeve të interesuara për shërbimet e tij./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...