10 C
Pec
E martë, 27 Shkurt, 2024

Real Madridi po fiton para të majme nga akademia – dallimi me Barcelonën jashtëzakonisht i madh

Real Madridi dhe Barcelona janë që të dyja krenare me sistemin e tyre të akademisë, ani pse blaugranasit pëlqejnë të pretendojnë se La Masia është më produktive se sa La Fabrica e Real Madridit.

Sidoqoftë, në aspektin financiar kjo nuk është çështja, pasi dallimi mes këtyre dy klubeve është jashtëzakonisht i madh.

CIES ka publikuar një studim, duke treguar në detaje se si klubet kanë fituar para të majme duke shitur produktet e tyre të akademisë gjatë viteve.

Benfica kryeson listën me 516 milionë euro të fituara nga shitjet e lojtarëve të rinj të tyre, ndërsa pas tyre vjen Ajaxi me 376 milionë euro dhe Olympique Lyon që kompleton podiumin me 370 milionë.

Real Madridi janë në pozitën e katërt me 364 milionë euro të fituara nga shitja e 28 lojtarëve të akademisë, që do të thotë se ata kanë fituar rreth 175 milionë euro më shumë se Barcelona.

Blaugranasit kanë shitur të njëjtin numër të lojtarëve për vetëm 189 milionë euro.

Ata renditen në pozitën e 22-të në top 100 ekipet që përfitojnë më shumti nga shitja e lojtarëve të akademisë, ndërsa Atletico Madridi gjendet në pozitën e 24-të si skuadra më fitimprurëse spanjolle.

Chelsea janë në pozitën e pestë me 347 milionë dhe top 10 kompletohet me ekipe si Monaco, Sporting Lisbona, Manchester United, Tottenham dhe Arsenal.

Jashtë Evropës klubet që shesin më së shumti lojtarë nga akademia e tyre janë Flamengo (13) dhe River Plate (14)./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...