Real Madrid ka zyrtarizuar rinovimin e Eduardo Camavinga deri më 30 qershor 2029 . Kështu francezi i bashkohet dy brazilianëve, Vinicius e Rodrygo që së fundi rinovuan kontrata me Realin.
“Galaktikët” paguan në atë kohë 30 milionë euro për lojtarin te Stade Rennais.
Në sezonin e tij të parë me të bardhët, ai fitoi Ligën dhe Kupën Evropiane, duke qenë vendimtar në rikthimin e Real Madridit në tre ndeshjet e kthimit të play-off-it, kundër PSG, Chelsea dhe Manchester City./Njeshi/