11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Reçica njofton për rritjen e shujtës ditore për punëtorët e KRM “Pastrimi” nga 2.50 në 5.00 Euro

Kryeshefi i KRM “Pastrimi”, Petrit Reçica ka njoftuar marrjen e vendimit për rritjen e shujtës ditore për të gjithë të punësuarit të nga 2.50 në 5.00 Euro

Kryeshefi ka njoftuar se vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe rritjen enorme të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.

“Jam jashtzakonisht i lumtur që së bashku me Bordin e Drejtorëve të KRM “Pastrimi” SH.A kemi marrë VENDIM për rritjen e shujtës ditore për të gjithë të punësuarit të nga 2.50 në 5.00 Euro.

Kjo rritje e shujtës ditore do të rrisë mirëqenien sociale të punëtorëve të KRM “Pastrimi” SH.A duke pasur parasysh edhe rritjen enorme të inflacionit dhe rritjes së çmimeve.
Krahas rritjes se shujtës kemi APROVUAR:

  • Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës ne KRM Pastrimi dhe
  • Rregulloren për Paga dhe Kompensime tjera në KRM “Pastrimi”
  • Përmes këtyre dy dokumenteve kemi nisur reformën thelbësore në administratë dhe organizim të kompanisë. Rregullorja e pagave parasheh që përveç shujtës dhe rritjes së pagave, edhe kategorizimin në nivel më të lartë të punëtorëve të cilët kujdesën vazhdimisht në pastrimin e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Drenasit dhe Obiliqit.
  • Për vetëm 11 muaj si Kryeshef Ekzekutiv krahas rritjes së cilësisë së shërbimit kemi arritur të sjellim stabilitetin financiarë të kompanisë e në veçanti rritje të pagave për punëtorët prej 150 euro.
  • Falenderim i veçantë për përkrahjen e vazhdueshme nga GIZ që ka bere te mundur qe këto dokumente mjaftë te rëndësishme te marrin formen e duhur ligjore e te cilat i kanë munguar për shumë kohë ndërmarrjes KRM “Pastrimi” përmes se cilave rregullohet funksionimi i mirëfilltë i kompanisë.
  • Këto vendime janë vetëm një hap drejtë sukseseve të radhës për zhvillimin dhe fuqizimin e kompanisë. Përmirësimi i kushteve dhe mirëqënies së punëtorëve është një hap i rëndësishëm edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimit.
  • Viti 2024 do të jet vit i investimeve kapitale në kompani dhe në ngritje të cilësisë” shkruan Reçica në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...