12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Reçica: Të drejtat e punëtorëve do të bëhen realitet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se janë ndërmarrë një sërë fushatash vetëdijësuese që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë. Sipas ministrit Reçica, Inspektorati i Punës me kapacitetet ka realizuar rreth 10 mijë inspektime gjatë vitit 2018.

Reçica është shprehur i bindur se të drejtat që punëtorëve që ua garanton ligji, do të bëhen realitet.

Ai ka gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë; si dhe lidhur me koncept-dokumentin dhe draft-ligjin gjithëpërfshirës për skemat pensionale, tha se ka pasur angazhim të inspektoratit në inspektimin e vendpunishteve në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas tij, ky sektor mbetet me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...