27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Regjisori me famë botërore, Oliver Stone, viziton Shqipërinë

William Oliver Stone, një nga regjisorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore, fitues i çmimeve Oscar, ka vizituar për herë të parë në Shqipëri.

Shoqëruar nga miq dhe bashkëpunëtorë, Stone ka qëndruar pak ditë në Shqipëri, ku ka vizituar peizazhet dhe plazhet e Shqipërisë së jugut.

Regjisori i famshëm amerikan, gjatë itinerarit të tij në Shqipëri u ndal edhe në Tiranë, ku vizitoi Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Gjatë kësaj ndalese, Stone u prit në takim nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa dhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eol Çashku, shkruan A2Cnn./Njeshi/

Regjisori me famë botërore, Oliver Stone, viziton Shqipërinë

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...