Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot propozim-vendimin për shtyrjen e afatit të regjistrimit të Diasporës, raporton Express.
Kjo është pika e 17-të në rendin e ditës për mbledhjen e sotme.
Procesi i regjistrimit të diasporës është paraparë të zgjasë deri me 31 gusht.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme në vazhdimësi u kanë bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen online.
“Regjistrimi i popullsisë në #diasporë, ndihmon që ne të kuptojmë më mirë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të #kosovës kudo që ndodhen”, thuhet në apelin e MPJD-së. /Njeshi/