-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Regjistrimi i Popullsisë, Agjensia e Statistikave shpallë sot rezultatet përfundimtare

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka zhvilluar gjatë këtij vitit, Regjistrimin e Popullsisë në Kosove dhe ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit ku sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë do të publikohen sot më dhjetor.

Ai tha se nuk pritet të ketë dallime të mëdha nga të dhënat paraprake, duke theksuar se sipas praktikave edhe në vendet e rajonit, ndryshimi mund të jetë nga 1 deri në 3 për qind.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, u zhvillua në të gjitha komunat e Kosovës nga 5 prilli deri më 24 maj.

Sa i përket regjistrimit të komunitetit serb, ASK tha se procesi u bojkotua në masë të madhe në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Ndërkaq, serbët që jetojnë në jug të Lumit Ibër kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...