Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se në nevojiten edhe 21 ditë punë për asfaltimin e Urës se Kaçanikut, por që për realizimin e këtij procesi duhet të pritet ngritja e temperaturave mbi 5 gradë celsius.
Ndërkaq, me përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel- Enka” ka qenë e pamundur të kontraktohet, për të marrë një konfirmim se kur mund të përfundojë projekti dhe cilat janë arsyet e shtyrjes së afatit.
Autostrada Prishtinë-Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej rreth 60 kilometrash, buxhetit të Kosovës pritet t’i kushtojë mbi 600 milionë euro, por që kontrata në mes Qeverisë dhe konsorciumit nuk është bërë asnjëherë publike.
Ura e Kaçanikut llogaritet ura më e gjatë në rajon, gjatësia e se cilës është 5733 metra./Njeshi