15.3 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

REL: Me ardhjen e Kallas pritet të hiqet posti i emisarit për dialogun Kosovë – Serbi

Me marrjen e detyrës së e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas pritet që ta heq postin e emisarit për dialogun Kosovë- Serbi, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Asnjë nga zyrtarët evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë nuk pret që të ketë rrezik real për miratimin e Kallasit. Por, do të jetë interesant të dihet se çfarë ajo dhe komisionari i ri i zgjerimit do të thonë për Ukrainë, Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor dhe për mundësinë që të shtohen anëtarë të rinj në bllok. Nuk pritet ndonjë ndryshim radikal në këtë drejtim. Politika e BE-së është e vendosur për mbështetje të plotë për Ukrainën dhe përpjekja e ripërtërirë për zgjerimin e serishëm të bllokut është reformuar dhe shtetet kandidate po plotësojnë të gjitha parakushtet. Por, mënyra se si do të përcillen këto mesazhe është thelbësore.

Kallasi ka reputacionin se është “kritike e Rusisë”, ndoshta shefja e parë e diplomacisë së BE-së që ka një qëndrim të tillë të fortë karshi Moskës. Duhet të theksohet se i gjithë blloku ka lëvizur më afër qëndrimit të shteteve të Baltikut ndaj Moskës që kur nisi pushtimi rus i Ukrainës dy vjet e gjysmë më parë, por kishte dyshime kur emri i saj u përmend për këtë post, pasi ajo kishte qenë shumë kritike për të qenë kryediplomate e BE-së.

Prandaj, pritet që ajo të zbusë pak tonin kur të takohet me eurodeputetët dhe pritet që ajo të flasë edhe për tema të tjera, e jo vetëm për Rusinë dhe Ukrainën. Në fakt, nuk do të ishte befasi nëse ajo do të fliste në mënyrë të barabartë edhe për luftën në Gazë, për raportet me shtetet në jug të Mesdheut dhe për nevojën për raporte më të forta me fuqi të tjera nga “Jugu Global”, përfshirë Brazilin dhe Indinë. Po ashtu, nuk mund të përjashtohet mundësia që udhëtimi i parë i saj jashtë vendit, pasi të marrë postin e ri të jetë në shtetet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë BE-në, në vend se në Ukrainë. Një zgjedhje e tillë, thjesht mund të jetë për të vënë në pah rëndësinë e këtyre shteteve.

Diplomatët po ashtu i kanë thënë REL-it se presin që ajo të jetë gati të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 2020 i kërkoi ish-ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, të shërbente si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogut. Por, ky proces ka prodhuar pak përparim real dhe duket se posti që aktualisht mban Lajçaku mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomatja e re e bllokut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...