8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2509, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8, me epiqendër në Turqinë jugore.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 12 136 të hënën.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita, transmeton a2news.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1 541, sipas nënpresidentit të Turqisë, Fuat Oktay./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...