-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve

Një minator është alivanosur, ku i njëjti po qëndronte në grevë, brenda minierës së Trepçës.

Bëhet e ditur se minatori është dërguar për tretman mjekësor.

Sot, minatorët shënojnë ditën e shtatë të grevës.

Destan Kërleshi, nënkryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës ka thënë për media se gjendja e minatorëve është përkeqësuar, ku dhjetë prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dy janë dërguar në spital e njëri prej tyre ka qenë pa vetëdije.

“Gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e rënduar nga ora 19:00 deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhjetë minatorë, dy janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, njëri është pa vetëdije”, tha Kërleshi.

Kërleshi ka bërë të ditur se greva e minatorëve vazhdon ende deri në plotësimin e kërkesave.

Minatorët kanë hyrë në grevë si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...