8.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Rënia e kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, Prokuroria konfirmon nisjen e hetimeve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e ndodhur në lagjen “Arbëria”, ku ka rënë kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës dhe si pasojë është lënduar rëndë një vajzë.

Nisjen e hetimeve për media  e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se është iniciuar vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes e bashkë me njësitë relevante dhe me urdhër të njëjtit janë iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’.

Prokuroria në koordinim me policinë kanë filluar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me këtë rast, nga i cili sipas informatave që kemi deri më tani ka marrë lëndime trupore një person (femër)”, ka njoftuar Ulaj.

Vajza e cila ka pësuar nga ky incident ka marrë lëndime të rënda trupore. E njëjta është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, në një prononcim për media tha se gjendja e viktimës për momentin është stabile, por nuk mund të thuhet se është jashtë rrezikut për jetë

“Pacientja ka lëndime të rënda kudo në trup. Gjendja për momentin është stabile, por vijon të jetë në rrezik për jetën”, deklaroi Syla./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...