9.8 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Rënia e temperaturave, KRU Hidrodrini rikujton konsumatorët: Izoloni ujëmatësit

Pas rënies së temperaturave në vendin tonë, Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka dalur me një komunikatë RIKUJTIM – UDHËZIM PËR KONSUMATORË, e ku fton konsumatorët që të marrin masat dhe të shtojnë kujdesin në instalimet dhe ujëmatësit e tyre.

Postimi i plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Rënia e Temperaturave

REKOMANDIM / UDHËZIM i përsëritur për konsumatorë

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, tani kur ndodhemi në stinën e dimrit dhe temperaturat kanë shënuar rënie, jeni të lutur që paraprakisht të keni kujdes të shtuar në mirëmbajtjen e ujëmatësve.

Tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj kushteve të motit.

Si të veproni;

Në bllokun e banesor (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private merrni masa dhe izoloni ujëmatësin, në mënyrë që të mos vie deri tek ngrirja.

Bëni izolimin në pusetat ku e kanë të vendosur matësin e ujit.

Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ato që janë në mur të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës.

Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe medoemos bëni izolim të brendshëm ujëmatësit, me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.

Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen ujëmatësve dhe tubave të ujit (të brendshëm ose të jashtëm/në pronën tuaj). Andaj, kujdes në izolimin e tyre!’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...