16.6 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Republika Çeke bllokon deklaratën e përbashkët të BE-së që kërkon ‘armëpushim të menjëhershëm’ midis Izraelit dhe Hezbollahut

Republika Çeke ka bllokuar një deklaratë të përbashkët të Bashkimit Evropian që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe dënon numrin e civilëve të vrarë në Liban, duke penguar bllokun të lëshonte një përgjigje të unifikuar ndaj zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Republika Çeke, së bashku me Hungarinë dhe Austrinë, konsiderohen si mbështetësit më të vendosur të Izraelit.

Bëhet e ditur se mungesa e unanimitetit për deklaratën e përbashkët, e konfirmuar nga disa diplomatë dhe zyrtarë, e detyroi shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të lëshonte një tjetër deklaratë.

“Ne shprehim keqardhje për viktimat e shumta civile në Liban, shkatërrimin e infrastrukturës civile me implikime afatgjata dhe numrin e lartë të personave të zhvendosur brenda vendit nga të dyja palët, dhe kërkojmë edhe një herë respektimin e Ligjit Ndërkombëtar Humanitar në të gjitha rrethanat”, tha Borrell.

“Armët tani duhet të heshtin dhe zëri i diplomacisë duhet të flasë dhe të dëgjohet nga të gjithë”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Borrell kishte aluduar në deklaratën e përbashkët pas mbajtjes së një takimi të jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme i cili u zhvillua vetëm disa orë përpara se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të lëviznin për të pushtuar pjesë të Libanit jugor.

Kjo shënon fushatën e parë territoriale të Izraelit në Liban që nga lufta e vitit 2006, shkruan euronews.

Pushtimi, i nisur si përgjigje ndaj zjarrit të rëndë ndërkufitar të Hezbollahut në solidaritet me Hamasin, përshkallëzon më tej shtrirjen ushtarake të krizës në Lindjen e Mesme dhe e afron rajonin me luftën e gjerë të cilës aleatët perëndimorë i kishin frikë prej kohësh.

Por, pavarësisht ankthit të përbashkët për një konflikt, lufta e prapaskenave në Bruksel për të publikuar deklaratën e përbashkët nxjerr në pah mosmarrëveshjet e qëndrueshme midis shteteve anëtare kur bëhet fjalë për adresimin e Izraelit.

Siç raportohet, teksti u publikua pothuajse 24 orë pas takimit të ministrave.

Në të, Borrell apelon për një “armëpushim të menjëhershëm” midis palëve ndërluftuese dhe kërkon “zbatimin e plotë dhe simetrik” të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të miratuar në vitin 2006 që kërkonte fundin e armiqësive, tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor dhe çarmatimin e Hezbollahut.

“Sovraniteti i Izraelit dhe i Libanit duhet të garantohet. Çdo ndërhyrje e mëtejshme ushtarake do ta përkeqësonte në mënyrë dramatike situatën”, tha Borrell.

Ndryshe, bllokimi vjen pasi zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Irani po përgatitet të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...