Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale, u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ai shprehet se për çdo problematikë qytetarët mund të raportojnë në numrat 112 dhe 0800-0888 në rast nevoje.
“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”, apelon kryebashkiaku. /Njeshi/