Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, që kanë filluar të bien gjatë ditës së sotme, kanë nisur të shkaktojnë shumë probleme në disa komuna.
Në qytetin e Pejës, disa rrugë dhe lokale rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e sasisë së madhe të ujit.
Në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, qytetarët shihen duke bërë përpjekje që të parandalojnë depërtimin e ujit nga kanali i hapur.
Situatë e rënduar paraqitet edhe në qendrën e qytetit të Pejës.
Vërshimet janë paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.
IHMK bëri të ditur se disa zona të Dukagjinit mund të preken më së shumti nga vërshimet. /Njeshi/