17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Resorti ‘Tanushaj’ në Shëngjin dhe ‘RADIO 1’& Portali ‘Njeshi’, partnerë në Vera 2022

Me 250 dhoma të gjitha me pamje nga deti, pishinë, suita, hapësira relaksimi, parkim dhe siguri të lartë!

20 sekonda larg nga uji dhe dallgët e detit Adriatik, i vendosur në Shëngjin.

Akomodimi duke ofruar recepsion 24-orësh, shërbim në dhomë dhe këmbim valutor për mysafirët.

Për të qenë sa më afër me klientët, hollësitë mund të merren edhe në numër-kontaktin +355 69 707 7775.

Investimi milionësh me 5 yje, kopsht dhe një zonë plazhi privat, ‘Tanushaj Beach Resort’, për verën 2022, ka bashkuar forcat me ekperiencën gastronomike kosovare dhe kjo pjesë i është besuar kryegastronimit të njohur kosovar z.Besnik Shabi, Drejtues gjeneral shumëvjeçar i Hotelit ‘Dukagjini’.

Për të qenë sa më afër shijes së klientëve kosovar, ‘Tanushaj Beach Resort’, është fokusuar edhe në shumëllojshmërinë e menysë profesionale vendore e ndërkombëtare e deri tek ajo mesdhetare.

Mbi të gjitha ‘Tanushaj Beach Resort’ ka vendosur për çmime të arsyeshme turistike për verën 2022.

E veçant tjetër e ofertës është se nga ‘Tanushaj Beach Resort’ në Shëngjin-Kune, është pika më e afërt e takimit me detin nga Kosova.

Për të qenë sa më afër prezantimit të ofertës Vera 2022, ‘Tanushaj Beach Resort’ ka dakorduar partneritet medial me ‘RADIO 1′ dhe Portalin “Njeshi’ në Kosovë, në mënyrë që të gjitha ofertat edhe ato lëvizëse të plasohen sa më saktë,s hpejt dhe real për turizimin në këtë pjesë të atdheut tonë shqiptar.

Në kuadër të dakordancës ‘Tanushaj Beach Resort’ do ofrojë edhe shpërblime ofertash për turistë e vizitorë, nëpërmjet ‘RADIO 1’ dhe Portalit ‘Njeshi’, e kjo pjesë do ti takoj Programit Muzikor më të popullarizuar të Natës, ‘Top Folk’ që transmetohet çdo të Diel nga ora 22:00 deri në 01:00 pas mesnatës.

Ofertat e rregullta, të fundjavave dhe qoftë edhe ditore do plasohen në kohë reale e bashkë me to edhe mrekullitë që ofron Adriatiku i njelmët shqiptar, plazhi me rërën natyrale dhe zonat malore përreth.

Marrëveshja është kontraktuar nga Përfaqësuesi i ‘Tanushaj Beach Resort’, z.Besnik Shabi dhe Kryeredaktori i ‘RADIO 1’ dhe Portalit ‘Njeshi’ z.Fitim Behluli./RADIO 1&Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...