Nesër, më 7 Maj, shënohen 26 vite nga rënia heroike e luftëtarit të UÇK-së, dëshmorit të Kombit, Ahmet Gjikollit nga Peja, i rënë më 07 Maj 1999, në Çabrat të Gjakovës.
Me këtë rast, nga ora 10:00, familjarë dhe bashkëluftëtarë të Ahmetit, do organizojnë homazhe dhe nderime tek përmendroja e tij në sheshin e qytetit në Pejë.
Ndërkohë, pjesëmarrjen e nesërme për homazhe e ka konfirmuar deri më tash, edhe kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kaj komune Dr. Ali Berisha dhe drejtues e bashkëluftëtarë të Ahmetit, nga Brigada 137 ‘Gjakova’.
Një ditë para kaj date, kanë qenë pjesëtarë të Brigadës së Zjarrëfikve të Pej, që kanë ndmarrë aksion pastrimi të sheshit të 4 përmendoreve të Dëshmorëve, ku bashkë me Dëshmorët Shpetim Bojku, Jusuf Kelmendi e Muharrem Kelmendi, i skalitur në bronzë është edhe Dhmori Ahmet Gjikolli, vepra e të cilit do kujtohet nesër, në përvjetorin e tij të rënies, në përballje me forcat serbe, në Çabrat tè Gjakovës./Njeshi&RADIO 1/