16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Rexhepi: Më mirë zgjedhje në pranverë, por ka afinitet për zgjedhje para dimrit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka thënë se zgjedhje duhet të ketë dhe se për këtë çështje kryeministri Albin Kurti ka folur me partitë opozitare dhe përfaqësues të tjerë të partive politike në vend.

“Duhet me pasë. Do të kemi sigurisht zgjidhje. Kryeministri është në diskutim me opozitën, PDK-në, dhe neve që jemi në koalicion, komunitetin pakicë. Kemi folur për bashkëpunim, kemi folur për mundësinë e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Ne jemi qeveri stabile, por natyrisht zgjedhjet mund të jenë të pritshme”, ka shtuar tutje zëvendëskryeministrja Rexhepi.

Ajo ka thënë se Qeveria s’dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme dhe që do të ishte mirë që zgjedhjet të mbaheshin në pranverën e vitit që po vjen, megjithatë thotë se nëse do të ketë një dakordim mes partive, ka pëlqyeshmëri për zgjedhje para dimrit.

“S’mund të them datë për shpërndarjen e parlamentit. Natyrisht, pas shpërndarjes, presidentja e ka për detyrë që brenda 45 ditëve ta caktojë datën e zgjedhjeve. Ne nuk duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Do të ishte mirë që ato të ndodhin në pranverë. Por nëse ka një konsensus të të gjitha partive politike, për t’iu hapur datë zgjedhjeve. Por nëse ka konsensus mes partive, atëherë mund të caktohet data për shpërndarje të kuvendit. Ka afinitet, që zgjedhjet të mbahen para dimrit”, ka thënë ajo /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...