13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Rezidenca ku priten të takohen Kurti dhe Vuçiq ka një histori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në një rezidencë në Maqedoni të Veriut, e cila ka një histori dhe simbolikë.

Takimet zhvillohen në “Vila Biljana”, ish-rezidenca verore e ish-presidentit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, e cila tashmë është një kompleks vilash shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Vila gjendet në një kodër të një pylli rreth gjashtë kilometra larg qytetit të Ohrit, raporton nova.

Kompleksi i vilave, por edhe rruga Shkup-Ohër, si dhe i gjithë qyteti i Ohrit, sigurohet nga një numër i madh i pjesëtarëve të policisë.

Për takimin e sotëm janë akredituar rreth 200 gazetarë, por nuk u lejohet hyrja në vilën e Biljanës, por bisedimet i ndjekin nga qendra e shtypit në një hotel aty pranë. Ndryshe, palët pritet të dakordohen për rrugën e zbatimit të planit evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...