Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të duhej të takoheshin gjatë 16 qershorit në një vilë në Zvicër, e cila daton që nga shekulli i 18-të dhe që ka pamje kah liqeni i Gjenevës, një ambient relaksuar.

Dyshimet për përfshirje dhe manipulim në zgjedhje presidenciale, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut dhe Ukraina – do të jenë disa prej temave që do të duhej të diskutoheshin dhe mbeten prioritet i Bidenit i cili më 20 janar mori detyrën e presidentit amerikan.