10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Rezistoi ndaj grabitësve, ka gjasë që u ngatërrua me rripin e sigurisë, vjehrri i Lirdone Ademaj Murseli jep detaje për ngjarjen

Shaban Murseli, vjehrri i të ndjerës, Lirdone Ademaj Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitës më 29 nëntor, ka thënë se po bëhen shumë thashetheme mbi vrasjen e saj.

Murseli në varrimin e të ndjerës u deklarua për media, ku tha se nusja ka shumë gjasë që është ngatërruar me rripin e sigurisë, derisa ishin duke tentuar të ikin

“Ka thashetheme, por version më i saktë është se ka rezistuar. Kishin blerë shtëpi në Prishtinë, ishin duke rregulluar shtëpinë për të hyrë. I kanë plaçkitur, kanë marrë telefonat, ari, ende nuk i kam parë nipat. Versioni i tij (Naimit)  është se i ka gjuajtur fëmijët prej kerri, edhe në gjuhën suedeze i ka thënë ik, siç duket është ngatërruar nusja me rripin e sigurisë”, tha ai

Tutje, ai tha se “është e është e tmerrshme të manipulohet më keto gjëra, unë e di sa shumë e ka dashtë Naimi atë”.

Ndryshe sot në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës i është dhënë lamtumira e fundit, Liridone Ademaj – Murseli, e cila dyshohet se është vrarë nga grabitësit në Prishtinë.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarët e të ndjerës dhe një numër i madh i qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë.

Prokuroria vazhdon hetimet lidhur me rastin./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...