8.8 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Rezultatet e dobëta në PISA, zëdhënësi i LVV-së: Gjendja në arsim nuk ndryshohet brenda 2-3 viteve

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, lidhur me rezultatet e dobëta të testit “PISA 2022” për Kosovën, ka theksuar se ndryshimet në fushën e arsimit nuk mund të ndodhin brenda dy apo tre vitesh.

Ai ka thënë se fusha e arsimit është një nga ato ku përmirësimet mund të kenë një impakt afatgjatë, dhe për këtë sipas tij, duhet angazhim i të gjithë faktorëve shoqërorë.

“Rezultatet e PISA-s dhe jo vetëm tregojnë për gjendjen e cilësisë në arsim, gjendje e cila as për të mire e as për të keq nuk mund të ndërrohet brenda 2-3 viteve.  Nëse ka ndonjë fushë frytet e së cilës, çfarëdo qofshin ato, do t’i vjelim në periudhë më afatgjatë sesa pothuajse secila fushë tjetër, ajo pa dyshim që është fusha e arsimit. Është një fushë ku kërkohet angazhim i të gjithë faktorëve shoqërorë për të ecur përpara”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, ndryshimet në arsim kanë filluar dhe “përpjekja është serioze e jo kozmetike”.

Manxhuka ka përmendur se nga viti 2003 deri në vitin 2020 janë ndërtuar vetëm 4 çerdhe, ndërsa nga marsi i vitit 2021, në 2.5 vite, janë përfunduar 4 çerdhe të reja, 26 janë në proces ndërtimi, dhe 6 objekte janë adaptuar si çerdhe.

Të martën e pesë dhjetorit janë publikuar rezultatet e testit të “PISA 2022”, ku Kosova është renditur në pozitën e 76-të për lexim me 342 pikë në total, 77-të për shkencë me 357 pikë dhe vendin e 74-të me 355 pikë për matematikë nga 80 vende të botës si pjesëmarrëse.

“Nga ana tjetër, për shumë nga të rinjtë tanë që janë arsimuar nga ky sistem ekzistues, zgjidhja jetësore qëndron te fitimi i praktikës së punës profesionale. Edhe për këtë po bëhet një ndërhyrje transformuese, me politikën e arsimit dual”, ka deklaruar ndër të tjera Manxhuka./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...