35 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Rezultatet e regjistrimit të popullësisë në Shqipëri, 1 në 5 shqiptarë është i moshuar

1 në 5 individë në vendin tonë janë të moshës mbi 65 vjeç e lart. Me rritjen e moshës mesatare në vend në 42.5 vjet në 13 vitet e fundit por dhe zgjatjes së jetëgjatësisë, censi 2023 vuri në dukje se Shqipëria po pëson një tranzicion drejt një popullsie më të vjetër.

Ndonëse popullsia në moshë të vjetër është rritur ndjeshëm, mbi 61 mijë të moshuar jetojnë të vetmuar në banesat e tyre.

“Grupmoshat e mëdha kontribuojnë në plakjen e popullsisë ndikuar dhe nga migracioni në moshë riprodhuese dhe në impakt në rënie të lindshmërisë të gjithë këta tregues bëjnë të mundur plakjen e popullsisë”, tha Olta Caca.

“Me anë të parashikimit tim del që në 83% të plakjes së popullsisë vjen nga emigracioni”, tha Arjan Gjonçaj.

Një rrudhje e popullsisë por dhe braktisje e periferive nuk e ka penguar shtimin e banesave në vend, kryesisht të një banese të dytë.

Censi 2023 nxori në dukje se janë mbi 1 milionë banesa të zakonshme në vend nga të cilat 33% janë të pabanuara.

Në një konferencë të zhvilluar rreth procedurës së censit 2023, drejtues të INSTAT së bashku me ekspertët ndanë edhe detaje të tjera sa I përket kohëzgjatjes së këtij procesit por dhe risive të përdorura në analizimin e të dhënave.

“Për çdo Institut Statistike është një arritje e madhe, janë rezultate finale dhe jo paraprake kemi bërë përpunimin e të dhënave rekord jo vetëm të atyre tani por dhe ato që do të dalin në tetor”, tha Elsa Dhuli, drejtore e Institutit të Statistikave.

Detajet e para të cens 2023 u publikuan në qershor teksa ky proces pritet të plotësohet me rezultatet finale në tetor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...