13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Rezultatet preliminare të DnV: VV 40.4 %, PDK 21.7 % dhe LDK 17.5 %

Demokracia në Veprim ka dalë me rezultatet preliminare nga votimet e sotme në Kosovë.

Sipas Eugen Cakollit nga DnV, dalja e përgjithshme në votime është 42.1% në margjina gabimi prej 0.84%, duke mos llogaritur daljen e votuesve me kusht dhe ata që kanë votuar jashtë vendit

“Në këto zgjedhje pa llogaritur votat me kusht dhe ato jashtë vendit kemi një dalje prej 4% më të ulët se në vitin 2021”, tha Cakolli.

Ai prezantoi edhe rezultatet në përqindje të partive, ku tha se këto rezultate preliminare janë refleksion i mostrës në nivelin prej 98% të cilën e kemi pranuar nga tereni dhe mund të pësoj ndryshime gjatë orëve në vijim gjatë numërimit të votave.

Rezultatet preliminare sipas DnV-së:

LVV 40.4% me margjina gabim 1.4%
PDK 21.7% margjina e gabimit +- 1.45%
LDK 17.5% margjina e gabimit +-0.97%
AAK-Nisma 7.2% margjina e gabimit +-0.82

Cakolli tha se këto rezultate janë të një niveli të saktësisë më të madh se që kanë exit pollet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...