6.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Rihapet shqyrtimi gjyqësor në rastin “Veteranët”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në rastin e njohur si “Veteranët”, duke caktuar edhe një seancë shtesë.

Ky vendim u mor në përgjigje të kërkesës së mbrojtjes së të akuzuarit Rrustem Berisha, përmes avokatit të tij Artan Qerkini, lidhur me sqarimin e pretendimeve të Prokurorisë për numrin prej 19 mijë e 500 veteranëve të përmendur në aktakuzë.

“Trupi gjykues ka vendosur të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor vetëm edhe për një seancë gjyqësore për sqarimin e çështjeve konkrete në raport me numrin prej 19 mijë e 500 veteranëve të cekur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Gazment Bahtiri.

Seanca përmbyllëse pritet të mbahet më 20 maj, ndërsa ftesat për pjesëmarrësit do të dërgohen sipas procedurave të rregullta./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...