0.4 C
Pec
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Rikonstrukti i gjirit pa pagesë për herë të parë në QKUK

Klinika e Kirurgjisë Plastike në bashkëpunim me shoqatën e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv, për herë të parë, janë duke ofruar rikonstruktimin e gjirit pa pagesë për të gjitha gratë, të cilat kanë kaluar fazën e kancerit të gjirit.

E gjithë kjo po bëhet në muajin e ndërgjegjësimit për gratë e prekura me kancer të gjirit. Ndëkohë, moto e kësaj inciative është “ T’i kthejmë buzëqeshjen gruas”.

Drejtori i shoqatës së kirurgëve plastik, Ylber Zejnullahu thotë për KosovaPress, se përmes donacioneve të mbledhura, këtë vit ofrohet rikonstruktimi i gjirit për gratë e prekura me kancer të gjirit.

Ai tha se një trajtim i tillë sikur në shtetet e tjera, edhe në Kosovë ka qenë i nevojshëm.

“Ne kemi marrë shkas duke parë se nevojat e grave, se kanë nevojë për rekonstruksion mbasi e kanë kaluar kancerin. Aspekti psikologjik është shumë i rënduar dhe kemi dashur që të krijojmë si shtetet tjera një fond të veçantë përmes QKUK-së dhe donacioneve nga jashtë. Kemi siguruar një sasi të disa balonave të cilët e rrisin sipërfaqen e lëkurës, sepse atyre iu mungon një gjoks, rrallë edhe dytë”, tha Zejnullahu.

Zejnullahu shtoi se ky operacion është shumë i kushtueshëm nëse bëhet në klinika private. Ai ka bërë thirrje të gjitha grave që të interesohen për këtë model të përmbushjes së gjirit sepse e gjitha procedura është falas.

Doktoresha e Kirurgjisë Plastike, Sanije Abazi tha se si staf kirurgjikal kanë mbledhur fonde nga organizatat joqeveritare për t’i ndihmuar gratë me kancer të gjirit. Ajo tha se rikonstruktimi i gjirit ka një ndikim të madh tek vetëbesimi i grave.

Ajo u shpreh se si operacion i cili po ofrohet për herë të parë në Kliniken e Kirurgjisë Plastike, po pritet mjaftë mirë nga të gjitha gratë, derisa bëri thirrje të vinë dhe t’i përfundojnë vizitat e para.

Ndërsa, Arnisa Osmani, gruaja e cila tashmë e ka kaluar sfidën me kancerin e gjirit dhe ka vendosur rikonstrimin për veten e saj, tha se një operacion i tillë është i preferuar për secilën grua me kancer të gjirit, derisa propozon gjithmonë konsulta me kirurgët profesional. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...