Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 07:33), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 05 deri në 10 minuta, përveç te te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në deri 30 minuta për të kaluar kufirin e Kosovës.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Njeshi/