Pas një pauze prej tre javësh, këtë të hënë palët do të kthehen sërish në gjykatore për të vazhduar me seanca, në rastin ku janë të akuzuar ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë së hënës sipas zyrës së prokurorit të specializuar pritet që të dëshmojë një dëshmitarë publikisht dhe se dëshmia e tij do të zgjasë dy ditë.
Megjithatë ZPS-ja ende nuk ka treguar nëse do të ketë dëshmitarë të tjerë, derisa është në ditët e fundit, për të përfunduar me paraqitjen e provave në rastin më të rëndësishëm që po zhvillohet në Hagë.
Prokuroria ka kohë deri më 4 prill për të përfunduar me të gjitha provat, përfshirë edhe dëgjimin e dëshmitarëve.
Sipas ish këshilltarit të Hashim Thaçit, prokuroria qëllimshëm po e zvarrit procesin.
“Procesi kundër krerëve të UÇK-së që nga fillimi ka qenë një proces politik qëllimisht e kanë stërzgjatur këtë proces ata janë mbajtur në paraburgim kundër të drejtave të njeriut, kundër ligjeve të Kosovës, kundër Kushtetutes të Republikës së Kosovës, dhe mbi të gjitha kundër konventave evropiane që nuk lejojnë të mbahet dikush më shumë se 1 vit në paraburgim”, ka deklaruar Artan Behrami – Ish këshilltar i Thaçit.
Edhe për avokatin Ardian Bajraktari, ky proces është i stërzgjatur cka ka thënë se është për shkak të mos organizimit të duhur të seancave.