22.3 C
Pec
E hënë, 20 Maj, 2024

Rikthehet dyshja ikonike – Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin “Çka ka Shpija” – publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë tani e tutje pjesë e serialit “Çka ka shpija”.

Dyshja ikonike Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna që fituan simpatinë e të gjithëve në serialin “Kafeneja Jonë” tashmë do të jenë bashkë në serialin “Çka ka shpija”. Teuta do të jetë në rolin e Afërditës, partneres së Xhekut, siç u bë e ditur nga episodi i fundit në këtë serial.

Episodi nis me arratisjen e Xhekut nga policia, i cili për t’u strehuar vendosi që të shkojë tek shtëpia e Afërditës. Inkuadrimi i Teuta Krasniqit në këtë serial vjen pas largimit të aktores Gresa Pallaska e cila luante rolin e gruas së Xhekut, Rabinë.

Largimi i saj nga seriali thuhet se kishte të bënte me një krisje raportesh me aktorin Naser Rafuna, por një gjë të tillë e kishte mohuar ky i fundit në një intervistë. Asnjë reagim nuk është bërë nga ana e Gresës lidhur për këtë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...