21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Rikthehet Liga Unike e basketbollt, konfirmohen datat dhe vendi i turneut

Liga Unike në konkurrencën e meshkujve do të aktivizohet sërish, me ndeshjet që do të zhvillohen në fund të këtij muaji.

Liga Unike, në të cilën garojnë skuadrat nga Kosova dhe Shqipëria, ishte ndërprerë në vitin 2022 shkaku i qëndrimeve të klubeve nga elita e basketbollit në Shqipëri.

Gjithsesi, kjo garë po rikthehet edhe në konkurrencën e meshkujve, kësaj here në formë të një turneu.

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se nga 27 deri më 31 mars do të mbahet turneu në Vlorë.

Nga Kosova do të garojnë Peja, Sigal Prishtina, Trepça dhe Golden Eagle Ylli – kurse, nga Shqipëria pjesëmarrëse do të jenë Tirana, Kamza, Besëlidhja dhe Teuta.

Kujtojmë se në konkurrencën e vajzave Liga Unike po zhvillohet në formë lige.

Liga Unike ishte themeluar në vitin 2020./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...