26.4 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Rikthimi i Alban Shillovës – nga momenti i vështirë në familje, te hero i Feronikelit ’74 kur iu duhej më së shumti

Feronikeli ’74 ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, pasi fitoi ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re me rezultat 1-0, ku golin e vetëm e shënoi Alban Shillova.

Sulmuesi i njohur fillimisht shënoi pak pa u mbyllur ndeshja, por goli i tij u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje. Por Feronikeli 74 dhe Shillova nuk u dorëzuan dhe gjetën sërish rrjetën, kur sulmuesi me një goditje të bukur brenda zonës shënoi golin e fitores.

Shillova që kishte shënuar katër gola në të gjithë sezonin u fut në lojë në pjesën e dytë, ku arriti të vendos takimin, ndërsa pas tij ishte i lumtur.

“Jam shumë i lumtur, pasi u futa në pjesën e dytë dhe arrita të shënojë. Nuk kemi pasur shumë fat në këtë sezon në shumë ndeshje, por ia dolëm. Feronikeli është kampione dhe jam i lumtur që arritëm mbijetesën. Kam munguar shumë këtë sezon shkaku i problemeve, por do të bisedojmë me Foernikelin dhe do të vendosim për të ardhmen”, ka thënë Shillova pas ndeshjes.

Sulmuesi prishtinas në fillim të këtij vit, kishte një tragjedi në familje, pasi gruaja e tij ndërroi jetë në moshë të re pas një sëmundje.

Në fund ai tregoi edhe mbrojtëset e tij, ku shihej një foto me gruan dhe një foto të vajzës së tyre.

Edhe përkundër vuajtjeve të shumta, Alban Shillova u kthye në momentin më vendimtar për Feronikelin, duke ia siguruar fitoren dhe duke konfirmuar se ai mbetet një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim në futbollin kosovar. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...