Rikthimi i serisë komike “Frasier” ku luan Kelsey Grammer dhe Nicholas Lyndhurs ka marrë kritika të përziera.
Frasier kishte nisur si spinof i serisë Cheers, për t’u bërë vetë një hit klasik mes shikuesish.
Në rikthimin e serisë, protagonist Frasier Crane kthehet në Boston pas një kohe të kaluar në Seattle.
Përderisa The Guardian ia ka dhënë katër yje dhe NME-ja e ka lavdëruar, Entertainment Weekly ka thënë që seria jep momente të rralla gëzimi dhe se nuk është seria e njëjtë me atë të dikurshmen.
Ndërkaq, edhe Rolling Stone ka pasur kritika, madje më të rënda, duke e quajtur serinë joqesharake dhe të pafrymëzuar./Njeshi/