Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim dy ditorme strukturat e partisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për të finalizuar programin e partisë.
Për një takim të tillë ‘RADIO 1’ pati raportuar të enjtën e javës së kaluar, kjo duke u thirrur në burime brenda LDK-së në Pejë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një takim me strukturat e partisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për të finalizuar programin e partisë.
Ndryshe, Abdixhiku kohë më parë kishte zhvilluar takime me përfaqsues të bizneseve, mediave, shoqërisë civile dhe profile të ndryshme për të diskutuar me ta për situatën politike aktuale në vend.
Zyrtarët e LDK-së kanë deklaruar se nuk do të rrin duarkryq kundrejt politikave të qeverisë, dhe se do të finalizojnë strategjinë për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit./Njeshi/