10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Rita Ora duket magjepsëse me një fustan me shkëlqim ndërsa fotografohet duke dalë në një mbrëmje në Londër

Rita Ora, këngëtarja 33-vjeçare, shkëlqeu ndërsa doli e veshur nga koka te këmbët me veshjet e fundit nga koleksioni i saj me “Primark”, të cilat kushtojnë vetëm 91 funte (106 euro), të enjten.

Rita u vesh me një fustan të hollë metalik ngjyrë argjendi që kushton 18 funte dhe mbi supe mbante një xhaketë bomber të errët që kushton 35 funte (40 euro).

Ajo kombinoi veshjen e saj me zinxhirë të mëdhenj argjendi dhe vathë, dhe mbante çizme të gjata me taka që kushtojnë 38 funte (44 euro), shkruan DailyMail.

Rita pozoi për disa fotografi ndërsa doli me veshjen e saj për të shijuar një darkë jashtë në Londër.

Bukuroshja brune zgjodhi një pamje me makijazh bronzi dhe shfaqi figurën e saj të hollë trupore në fustanin e ngushtë.

Bukuroshja brune zgjodhi një pamje me makijazh bronzi dhe shfaqi figurën e saj të hollë trupore në fustanin e ngushtë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...